Pippa Middleton, motra e dukeshës së Kembrixhit Kate, është bërë nënë për herë të parë.
Middleton ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, ndërsa nuk dihet ende emri i të porsalindurit.
Foshnja ka lindur të hënën rreth orës lokale 13:58 me peshë 3.8 kg, tha një zëdhënëse për Pippën dhe bashkëshortin e saj James Matthews.
“Të gjithë janë të kënaqur. Nëna dhe fëmija janë mirë,”-shtoi ajo.
Një zëdhënës i Kensington Palace tha se Princi William dhe Kate Middleton ishin “të gëzuar” për çiftin.
Dalja e fundit publike e Middleton përpara se të lindte fëmijën ishte në dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank të premten.
Fëmija lindi vetëm një ditë pasi princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan se po presin një fëmijë.
Pippa njoftoi shtatzëninë e saj në qershor në një intervistë për revistën Waitrose Weekend.