FOTO/ Manjani: Të fala OSBE, në qoftë gjallë!

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në faqen e tij në facebook inisiativen e qeverisë edhe kreut të saj për ligjin të do të cenojë lirinë e shprehjes.

“Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes”, shkruan Manjani.

Ja postimi i tij i plotë:

Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes.

Që nga koha e arrestimit të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës, nuk kishim parë një sulm të tillë ndaj gazetarëve!

Megjithatë, sa për informacion këto nene të Kodit Penal janë bosh. U boshatisën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Kryeministrit.

Ishte një nisëm e OSBE dhe e mbështetur nga BE dhe KoE. Synimi ishte i qartë: Askush nuk mund të ndëshkohet pse mendon, beson dhe shpreh ato që mendon për qeverinë dhe shtetin.

Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!

Vetëm se i duhen 84 vota…

Të fala shumë OSBE, në qoftë gjallë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *