Programi i shkëmbimit të mesazheve elektronike, WhatsApp është një nga më të përdorurit në botë. Ky aplikacion së fundmi ka bërë një përditësim të mënyrës së funksionimit të fshirjes së mesazheve.
Tani do të ketë një afat shume me te gjate kohor, gjate te cilit WhatsApp do te beje fshirjen e mesazheve te padeshiruara prej jush nga bisedat, gjë që mund të nënkuptojë që disa mesazhe qe ju nuk donit te niseshin, por i keni cuar dhe me pas jeni penduar, nuk mund te fshihen ne kohe, por do te shihen nga marrësit e tyre.
Komanda “Fshi për të gjithë” e WhatsApp u vu ne perdorim tetorin e kaluar, duke i lejuar përdoruesit të fshijnë mesazhet e tyre nga bisedat WhatsApp.
Fillimisht, duheshin vetëm shtatë minuta kohe qe mesazhi pas komandes te fshihej. Tashme aplikacioni i mesazheve do të përpiqet të fshijë mesazhin nga WhatsApp te përdoruesit e tjerë për 13 orë, tetë minuta dhe 16 sekonda. Cfare u lejon te gjitheve kohe qe te mund ta lexojne, pavaresisht se ju mund te nxitoni ta fshini.