“Kalbësira kundërmon në Parlamentin Europian!”

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook pas perfaqësimit të Ballës në parlamentin Europian. “Kurre ndonjëherë një vend nuk i ka lejuar vetes të përfaqësohet nga një njeri me pesë mbiemra siç është rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.

Ja postimi i ish Kryeministrit Berisha në facebook:

Kalbësira kundërmon në Parlamentin Europian!

Një akt tjetër fatal kundër integrimit në Bashkimin Europian.

Të dashur miq, ajo që ndodhi dje në Parlamentin Europian është e pashembullt në historinë e atij parlamenti sepse kurrë ndonjëeherë një vend nuk i ka lejuar vetes të përfaqësohet nga një njeri me pesë mbiemra siç është rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura/ Jaupllari.

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetëm me famozin Bego, Taulant Yaris ka bërë 24 rrugë jashtë shteti, ka tronditur thellë Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqipërisë që kërkon të integrohet duke përdorur pasaportat diplomatike të politikaneve në shërbim të trafikantëve dhe ngarkesave të tyre të drogës!

Ngjarja e djeshme në Parlamentin Europian është një apel, kushtrim për mbarë shqiptarët të përmbysim sa më parë këtë klikë kriminale në pushtet për të çelur rrugën e mbyllur prej saj të integrimit europian. sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *