Masakra e Matit, vrasësi sot para gjykatës

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit me tre viktima dhe një të plagosur, pritet të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. 51-vjeçari ka refuzuar avokatin nga shteti dhe ka deklaruar se do ta gjejë vetë atë.

Mësohet se Kujtim Koxha, ka pranuar krimin në polici dhe ka heshtur pas arrestimit. Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupit hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës.

Në ngjarjen e rëndë të së enjtes, debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 51-vjeçari të merrte kallashnikovin dhe të zbraste breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Nga dora e Koxhës humbën jetën Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa i plagosur mbeti Astrit Hani, i cili vijon të jetë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *