(E PLOTE) ‘Dërgoi shefin e Krimeve me njeriun e tij’/ Albert Veliu: Si tentoi të më blinte deputeti me 150 mijë USD

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” ka treguar se ka pasur oferta për t’u ‘shitur’, në një intervistë për emisionin “Open”. “Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu, “e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”.

Ai shton se ky person publik, një deputet, e që “e ndjek këmba këmbës”, “kishte sjellë një njeri me shefin e krimeve të Laçit” për të mbyllur pazarin.

INSTERVISTA PJESA E TRETE

Gazetarja: Zoti Veliu, a iu kane premtuar para nga partia demokratike.

Albert Veliu: as nuk kam fare lidhje me partine demokratike, as me partine socialiste. Kam lidhje me partine Çame. Une jam Çam.

Gazetarja: a ju ka premtuar para pd per pergjimin?

Albert Veliu: as nuk kam fare lidhje me keto lloj gjerash dhe as nuk I njoh.

Gazetarja: a jeni takuar me eksponente apo deputete te partise demokratike?

Albert Veliu: une jam takuar ate nate qe kam dhene interviste me sekretarin e tij andej matane.

Gazetarja: me perpara, jeni takuar me eksponente te pd, nderkohe qe pergatiteshit per pergjimin.

Albert Veliu: vetem nje here kane ardhur aty tek kafeneja 2,3 veta. Une unk e di se Çfare kane qene, se nuk I njoh as me emra se nuk merrem me politike.

Gazetarja: tek cila kafene?

Albert Veliu: tek kafaneja e pd. Se aty u bazova qe Çova materialin.

Gazetarja: si je njohur me salianjin, ne Çfare rrethanash je njohur me deputetin?

Albert Veliu: une me salianjin nuk kam fare lidhje. Keto jane te gjitha genjeshtra. Une vetem sa I kam dorezuar diÇka Olldashit, olldashi ate nate me ka prezantuar me salianjin qe dhashe intervisten, kaq kam une nuk kam gje me salianjin.

Gazetarja: pra ta ka prezantuar Olldashi me salianjin. Ti e ke takuar salianjin apo jo.

Albert Veliu: po ate dite qe morra intervisten. Edhe nje here ishim ulur per kafe, qe iu thashe ishin tre deputete.

Gazetarja: me pas apo me perpara?

Albert Veliu: me perpara se te jepja intervisten, te thashe ne kafene qe ishin tre deputete. Te mos I ngaterojme gjerat.

Gazetarja: Çfare bisedash ke bere me salianjin.

Albert Veliu: asnje lloj gjeje, te thashe. Kam kete lloj gjeje qe kam bere dhe dua te jap edhe intervisten per garancine e jetes time, se nuk I dihet. Doli ajo ne audiopergjim, jepej ajo ne television. Ajo qe nje tablo qe me pengonte mua jeten, si me ndodhi ne kukes.

Gazetarja: pra e ke takuar nje here ne kafe, pastaj ne pd. Pastaj te kujtohej kjo gje.

Albert Veliu: qe dhashe intervisten, te thashe. Dhashe intervisten dhe ika. Nuk kam lidhje me asnje te pd, dhe as nuk I njoh. Dhe salianjin nuk e njoha, Çfar e kam pare ne television tani.

Gazetarja: salianji thote e kam takuar vetem tek holli, nuk kam pire ndonjehere kafe me te.

Albert Veliu: me dha doren, nuk thashe se kemi pire kafe. Tek kafeneja e pd, nuk thashe qe pime kafe. Ishin 3 deputete qe me dhane doren, deputetet a qytetare nuk e di Çfare ishin.

Gazetarja: a ju ka premtuar salianji 200 mije euro per materialin?

Albert Veliu: as qe behet llaf, te gjitha jane genjeshtra moj moter. Te gjitha jane genjeshtra, jane shpifje te gjitha.

Gazetarja: a u shtyte nga deshira per te marre keto para, apo azil jashte vendit qe bête kete audiopergjim?

Albert Veliu: degjo motra ime, une jam shtyre nga nje gje qe mua zoteria x, me la ne burg, nuk me dha nje ndihme, me la femijet rrugeve. Une nuk kam asnje gje pune politike, pastaj si e kane kthyer keta show politik eshte pune e tyre. Po mua me kane future mish per top ne kete lloj gjeje.

Gazteraja: ju I keni dhene nje interviste gazetarit jetmir olldashi qe u publikua nga partia demokratike ne daten 17 maj te ketij viti ne oren 3 te mengjesit. E keni shpjeguar kete Çeshtje.

Albert Veliu: po te gjithe ngjarjen.

Gazetarja: dua tu pyes edhe per disa detaje qe jane ende te paqarta nga ajo interviste. A ishit ju qe donit te pergjonit agron xhafaj apo erdhi dikush tjeter tek ju dhe kerkoi qe ta benit regjistrimin?

Albert Veliu: isha une.

Gazetarja: pra ka qene iniciativa…

Albert Veliu: e imja, perdonale. Per ato qe me beri. Qe me la kaq vite ne burg.

Gazetarja: kush ishte personi I pare qe kontaktuat para se te benit pergjimin. Kujt I kerkuar ndihme?

Albert Veliu: sekretarit te pd.

Gazetarja: po flas per pergjimin, jo intervisten.

Albert Veliu: po per pergjimin, te pd.

Gazetarja: kujt I kerkuar ndihme?

Albert Veliu: zyrtarit te pd, rojes poshte.

Gazetarja: Çfare iu tha?

Albert Veliu: kshu kshu jane ngjerat. Dua nje njeri qe te me garantoje jeten time dhe tu jap e dhe une provat e mira. Dhe bile nuk jane publikuar te gjitha videot nga shiku, do I marresh vesh edhe ato.

Gazetarja: do iu pyes edhe per ato. Edhe nje here? Kush ishte personi I pare qe kontaktuat perpara se ta benit pergjimin.

Albert Veliu: ka qene nje djale I vogel.

Gazetarja: perpara kur nuk e kishit akoma.

Albert Veliu: ka qene nje Çun I vogel tek pd, nuk ia di emrin.

Gazetarja: po si I the, kam ndermend te bej nje pergjim?

Albert Veliu: po vajta tek roja poshte, I thashe kshu kshu kshu eshte muhabeti. Po tha ai te flas me dike. Ka ardhur dikushi, edhe so nuk ia di emrin. Eshte nje I shiku-t. u organizua ky me nje djale tjeter, me nje Çun tjeter, bile nga vlora u tremb ai se njihte ate qe ben Çoban ne fshatrat e vlores. Se ti I ke pare historite.

Gazetarja: pra olldashin ta ka prezantuar ky djali I partise demokratike duke te thene qe eshte i…

Albert Veliu: shik-ut. Jo, ai me tha qe jam I shik-ut, nuk me tha ky I partise demokratike, ai me tha qe jam I shik-ut.

Gazetarja: olldashi eshte prezantuar vete. Keni kerkuar ndihme nga shik-u nepermjet olldashit, apo vetem me Olldashin keni patur kontakt?

Albert Veliu: une kam patur kontakt me olldashin, kam marre ato punet qe kam dale dhe me olldashin ne makine, kemi vajtur dhe ne fshatra. Dhe ti I di shume mire, I ke pare dhe jane shume gjera te tjera qe nuk I ka shprehur prokuroria qe ka videot. Jane fakte ku do behej zbarkimi dhe ku do beheshin te gjitha.

Gazetarja: shish pretendon se ju keni trokitur ne zyrat e tyre ne tirane duke thene se keni informacion per trafikun e droges ne vlore. Keni vajtur ne shish pra?

Albert Veliu: po kam vajtur. Po dhe me morren me makine, me dhane edhe aparaturat, dhe u kam treguar te gjitha vendet, zetorin, gomonen ku do behej zbarkimi. Ate dite u mbyt vlora, ra shi. Ate dite eshte permbytur vlora, neser do behet rruga. Nese e ke degjuar edhe ne audiopergjim..

Gazetarja: po po e kam degjuar.

Albert Veliu: ate dite u mbyt vlora qe do beja rrugen dhe kisha future nje Çip ne Çante. Kam blere bar te thjeshte. Se une kam hequr dore, kam bere denimin dhe nuk merrem me me kete pune. Thjesht per ta zhveshur se Çfare njerez jane, thjesht per ta zhveshur si njeri. Per ate qe me beri I ktheva reston.

Gazetarja: tani ne shish ke vajtur dhe ke takuar ke ne shish?

Albert Veliu: ka ardhur ai I madhi I shish qe me solli 2 punetoret e tij dhe kemi fotografuar te gjitha zonat, qe I kane, nuk e di nese I ka zbardhur prokuroria.

Gazetarja: per Çfare vajtet atje: cili ishte qellimi I vajtjes ne shish?

Albert Veliu: qe tu tregoja gjithe rrjedhen e punes, ku do shkonte ngarkesa, ku do beheshin te gjitha.

Gazetarja: pra e ke thene kete gje para se te beje audiopergjimin?

Albert Veliu: jo jo, kjo ndodhi me pas. Audiopergjimin e pare e kisha bere une, kete e kam dhene me pas, ku kemi fotografuar te gjitha vendet.

Gazetarja: ku kishit bere audiopergjimin.

Albert Veliu: po, edhe u tregova vendin e punes, ku do behej ngarkesa e mallit. Une kisha marre bar fallco, kisha blere barishte lope, I kisha paketuar dhe I kisha future edhe Çip brenda ne paketim. Qe ta gjente policia me thjesht.

Gazetarja: Çfare ndodhi me pas me shish?

Albert Veliu: asnje gje, u lane 3 muaj ne gjendje arrest.

Gazetarja: nuk ke pasur me kontakt, pasi I ke treguar nuk ke pasur me kontakt.

Albert Veliu: jo asnje kontakt, fare kontakt. Dhe mendova kshu, se keta jane ..

Gazetarja: po mjetet e pergjimit kush ti dha?

Albert Veliu: mjetet e pergjimit mi dha olldashi edhe shik-u me pas. Mi ka dhene shik-u dhe olldashi. Fillimisht me ka dhene olldashi 2 stilolapse, njera nuk degjohej mire, njera doli mire me duket, ne television I kam degjuar keto. Kurse heren e dyte ka qene shik-u me ate Çelesin e audit qe eshte realizuar e gjithe muhabeti, qe jam ulur me x-in ne tavoline dhe me shefin e krimeve, Ervin, si e ka ai se nuk ia mbaj mend edhe emrin.

Gazetarja: ti thua qe ka me shume se aq material sa eshte transmetuar, ka material tjeter?

Albert Veliu: ka shume gjera qe une nuk flas dot me, du ate shikoj familjen time se jam shume I lodhur.

Gazetarja: ka materiale, ka video te tjera?

Albert Veliu: nuk du ate di fare.

Gazetarja: kush I ka, shishi?

Albert Veliu: ato I gjejne ata vete, prokuroria ku I ka Çuar. Se shish I ka dorezuar ne prokurori nuk behet fjale. Pastaj nese jane te lidhur sdi Çfare te them, nuk me intereson asnje lloj gjeje. Mua me interesojne qe te lene rehat, te mos me kercenojne me.

Gazetarja: nuk me sqarove per agron hysenaj. Donit te me thoshit diÇka. E njeh agron hysenaj:

Albert Veliu: as nuk e kam pare kurre ne jeten time. Kete emer une kam qeshur si nje femije 10 vjeÇ.

Gazetarja: ju e keni pergjuar ate? Se flitet qe ju keni bere nje pergjim te tij me pare, se nuk po kapnit dot agron xhafajn.

Albert Veliu: jo me motra jo.

Gazetarja: dhe ia keni bere pergjimin agron hysenajt.

Albert Veliu: po jo me motra ime, asgje ne bote. Keto jane te gjitha manipulime, shpifje qe bejne njerezit.

Gazetarja: shish thote se disponon nje audiopergjim tuajin pikerisht me kete person. Me agron hysenin.

Albert Veliu: as qe behet llaf fare.

Gazetarja: ne fillim keni thene qe eshte ai agron xhafaj.

Albert Veliu: jo jo nuk eshte e vertete.

Gazetarja: cilat kane qene raportet me personazhin qe ju flisni deri diten e pergjimit.

Albert Veliu: shume te mira moj. Dilnim tek lokali I tij, pinim kafe, dilnim bashke. Marredhenie shume te mira. Po marredhenie te mira nga ana e tij, po nga ana ime ishim marredheniet e keqija, doja te dilja aty ku doja te dilja une.

Gazetarja: po atehere si vendoset ne nje moment te caktuar ta beje kete gje, sepse ti thua pinim kafe.

Albert Veliu: shiko, ate kafen e di une pse e pija, qe te arrija aty ku doja une. Sepse une thashe nuk kam fare lidhje me asnje parti politike. Politika ime, gjaku im eshte Çameria ime. As nuk me intereson, as I majti as I djathti. Une jam Çam 100 karadsh dhe nuk me intereson se kush eshte ne fuqi dhe kush eshte nen fuqi. Mua me intereson familja ime.

Gazetarja: ne media jane transmetuar 2 biseda, me ate qe pretendohet se eshte agron xhafaj. Njera eshte bisede telefonike brenda nje makine, ku degjohet edhe zeri juaj qe I drejtoheni agronit me termin pasha. Dhe nje tjeter eshte biseda audio qe supozohet te jete bere ne nje lokal. Ka biseda te tjera?

Albert Veliu: po eshte bere biseda ne lokal. Rruges kemi bere muhabetin qe ajde te hame nje dreke.

Gazetarja: ka biseda te tjera perveÇ ketyre?

Albert Veliu: ato I di prokuroria.

Gazetarja: ne intervisten e publikuar ne maj te ketij viti ju thate se erdhet tek pd sepse nuk besoni tek asnje institucion tjeter.

Albert Veliu: po.

Gazetarja: iu ofroi mbeshtetje partia demokratike?

Albert Veliu: partia demokratike me ofroi mbeshtetje fizike. Qe te garantojme jeten. Si shtet tani, si kupol qe ata me gargantuan jeten. Se gjera te tjera as qe I kam pare me qe ate dite qe kam ikur, por shume hove po behen, shume show po behen, por une nuk kam lidhje me asnje lloj perendie, une kam lidhje vetem me femijet e mi dhe me gruan time.

Gazetarja: a ndiheni I tradhetuar prej tyre, prisnin diÇka me shume nga pd?

Albert Veliu: une, nga ata nuk ndihem I tradhetuar per asnje lloj arsye, se ata kerkuan nje gje, sme intereson ne jeten e tyre Çfare ben, Çfare kane ne jeten e tyre. Une ndihem I tradhetuar qe ata duhet te me garantonin azil, si Çdo person ne nje shtet. Se mua me rrezikohet jeta. Do e merrni vesh, mund te kaloje muaji dhe mua mund te me ndodhe ndonje aksident, mund te ha ndonje plumb, shume njerez po vijne. Shume kercenime po vijne edhe ketu ne kampe. Kercenime poshte fisit tim…

Gazetarja: nga kush? Na I thuaj keto, na I thuaj se ne per kete pune kemi ardhur.

Albert Veliu: nuk ka rendesi, ato I di… ndoshta I di prokuroria te gjitha. Ndoshta edhe prokuroria me mbeshtet. Por nese kane gje me mua, te me lene familjen e qete, te me marrin mua te me ekzekutojne, qe te mbyll une gojen dhe ata te rrijne te qete.

Gazetarja: Ke frike per jeten tende?

Albert Veliu: as nuk ma ndjen fare, ta them keshtu harboÇe. Sot te vije ta shkrepi. Ne kemi jetuar tere jeten me gangstere. 1997, 1999-2000 kosova, kemi kontribuar. Jemi mesuar me plumba, I kemi akoma ne trup. Mua me tremb pabesia.

Gazetarja: pabesia e kujt?

Albert Veliu: e ketyre qe po perdorin. Sjellin njerez lart, ajde poshte te garantojme ne, djalin ta nisim ne, e shume shume gjera te tjera.

Gazetarja: ke frike per vete, per familjen tende?

Albert Veliu: une kam frike familjen time, per veten time as nuk ma ndjen. Sikur sot te vijne te me marrin te me fusin plumbin ne koke, as nuk trembem fare. I kaluam 50 vjeÇ, por te pakten do jemi faqebardhe, ajo qe eshte e bardhe eshte e bardhe.

Gazetarja: me Alizotin..

Albert Veliu: dhe me ofruan edhe 150 mije dollare ne tirane..

Gazetarja: per?

Albert Veliu: per te thene ne television live, kush eshte shqiperia.

Gazetarja: per te thene Çfare?

Albert Veliu: tek nje lokal, tek 11 kateshi. E di x, qe na hiqet si I ndeshem, flet ne television. Te thoja qe eshte eshte fallco kjo.

Gazetarja: iu kane ofruar 150 mije euro per te thene qe eshte fallco audiopergjimi, qe genjeva.

Albert Veliu: po.

Gazetarja: kush eshte 11 kateshi ne tirane?

Albert Veliu: eshte nje lokal I hotetlit, I deputetit te… Te mos flas.

Gazetarja: hotelit te kujt partie?

Albert Veliu: te ketij qe me ndjek mua kemba kembes, qe I ndjek njerezit kemba kembes ai, gjer ne varr.

Gazetarja: ishte deputeti qe ia u ofroi kete gje, vete?

Albert Veliu: kishte sjelle nje njeri aty, me shefin e krimeve te Laçit.

Gazetarja: nje person me shefin e krimeve te Laçit.

Albert Veliu: I lidhur me nje mikun tim, ai qe garant. Dhe une I kam thene nje llaf ne tavoline. Nuk e di, e ka prokuroria por nuk I intereson ti nxjerrin. Une I kam thene e bardha e bardhe e zeza eshte e zeze, edhe I vdekur te ai te pakten familjen nuk do e le me njolle.

Gazetarja: si shpjegohet qe nuk keni pranuar gjithe kete shume te madhe parash dhe pranoni te rini ne azil ketu. Me kaq pak mundesi qe ke.

Albert Veliu: shiko, une e kam me x-in. nuk kisha asgje politike, e kam me demin qe kam marre, per demin qe morra te marre demshperblimin, si morra une te marre edhe ai denim. Edhe nje tjeter, si ka mundesi me x-in diten kur une vajta ne prokurori te beja ballafaqim, x-I iku brenda dites. E sillnin ne ballafaqim, I merrnin kampionin e zerit, e Çonin ku te donin, e linin te lire per mua.

Gazetarja: fredi alizotit ia kishit treguar historine, bashkeshortes ia kishit treguar?

Albert Veliu: bashkeshortja po e di.

Gazetarja: ishte dakort ajo?

Albert Veliu: jo ajo nuk ishte dakort. Me than a more ne qafe, nuk hahemi dot me shtetin.

Gazetarja: Çfare thote ajo sot?

Albert Veliu: Çfare thote, eshte nene e femijeve, Çfare do thote. Zoti te ndihmofte thote gjithmone.

Gazetarja: po djali Çfare thote?

Albert Veliu: djali Çfare thote djali, dua babane thote, asgje tjeter. Çfare te them, nuk flas dot. Por te gjitha jane montime. E drejta do dale shume shpejt. Dhe une kthehem ne shqiperi, pot e kthehet dhe ai dhe te ballafaqohet me mua. Se keto jane te gjitha per te me eleminuar mua, thjesht thjesht me terrorizojne perdite me nga nje makine. Te vije ta shkrepi njehere, ta shikoj qe…

Gazetarja: ken je thirrje per diku, do ti thuash dikujt diÇka nepermjet kamerave tona?

Albert Veliu: une po u them diÇka, te me lene rehat ne paqe, me jeten time dhe te vendose prokuroria te dale e verteta. Mos zini me emrin tim ne television, babale nje jo babale..

Gazetarja: dakort por dua te te kujtoj qe njeriu jot I afert thote qe ishte nje Pazar per 200 mije euro.

Albert Veliu: nuk eshte e vertete fare, por ai nuk eshte njeri I afert.

Gazetarja: njeriu qe ju kishit paguar per sigurine fizike.

Albert Veliu: mua ate ma solli nje shok.

Gazetarja: ai thote qe behet fjale per 200 mije euro, do merrnim te dy nga 100 mije euro dhe zeri eshte I imi.

Albert Veliu: nuk eshte e vertete, eshte genjeshter. E kane shtyre te tjeret. Tjeterkush e ka shtyre.

Gazetarja: po ma jep nje emer, kush?

Albert Veliu: po ajo doli, me ke eshte shoqeruar ne makine, me ke ka shkuar.

Gazetarja: domethene ate e beson, ate pjese qe ai ka pasur presion e beson.

Albert Veliu: as qe behet llaf fare tani, po me shtet nuk hahesh dot, me shtet me det dhe me mbret. Je I vdekur pot e hahesh.

Gazetarja: Çfare ndodh nese vjen ekstradimi?

Albert Veliu: mua nuk me tremb ekstradimi. Mua me tremb garancia e jetes time, se burgu per burra eshte. Por nuk ka drejtesi ne shqiperi, se te kete drejtesi une vi sot me ty bashke.

Gazetarja: nuk ke besim tek drejtesia shqiptare/

Albert Veliu: po nuk ka drejtesi se eshte kapur drejtesia nga … nuk kam besim se une vij qe sot, edhe ne ballafaqim edhe ne… nuk tremben. Kur do besh nje burg qorr si puna qe ka bere nje miku jone nje burg qorr dhe pas 5 vjetesh e kane nxjerre te pafajshem. Te iken jeta burgjeve per karieren e tyre, per te dyja palet qe duan te bejne kariere. Sepse une nuk kam lidhje as me te djathte dhe as me te majte.

Gazetarja: do ma thuash emrin e deputetit qe te ka ofruar qe te terhiqesh:

Albert Veliu: e di prokuroria. Nese jane tamam shtet qe e nxjerrin te verteten e nxjerrin. Edhe ky qe ka ardhur ketu ta tashe. Jane zinxhir gjerat.

Gazetarja: ke ndonje peng ne te gjithe kete histori, cili eshte pengu qe ke?

Albert Veliu: pengu ne te gjithe kete histori eshte se… kur mundohet njeriu ne jete dhe thote nje gje reale e shtremberojne dhe e bejne genjeshter, kur thone genjeshter keta e bejne te drejte. Keshtu jemi ne shqiptaret.

Gazetarja: pyetja ime e fundit qe ne fakt ishte edhe e para. A eshte agron xhafaj, vete zeri I tij autentik ne audiopergjimin q eke servirur?

Albert Veliu: shiko, emra ne goje, emra ne goje… une I kam deklaruar keto gjera.

Gazetarja: vazhdon te jete?

Albert Veliu: une jam I bindur qe zeri im dhe zeri I x-it, te vene ta Çojne dhe te x-it tjeter te vene ta Çojne dhe del e verteta.

Gazetarja: pra je I bindur nuk terhiqesh nga kjo gje?

Albert Veliu: jo jo nuk terhiqem.

Gazetarja: a eshte agron xhafaj zeri I audiopergjimit.

Albert Veliu: jane 2-3 zera, Çojeni ku te doni audiopergjimin dhe del e verteta.

Gazetarja: pra nuk eshte Agron xhafaj?

Albert Veliu: une them jane 2 zera, per ke e kam bere kete kauz une qe jam sot?

Gazetarja: po perse nuk e thua, pse ke frike ta thuash?

Albert Veliu: veshtir si emer, troÇ. Nuk dua ta ze ne goje.

Gazetarja: duket sikur ke frike, ose je terhequr.

Albert Veliu: une frike? Une frike nuk kam as nga zoti. Une nuk terhiqem gjer ne vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *