Veliaj bën gangsterin me Emiljano Shullazin, por as emrin s’ia përmend dot: E ka një i fortë me nam? U pika!

Emiljano Shullazi, i njohur si gjobëvënës në Tiranë dhe Durrës, ka përfituar në këtë formë shumë prona dhe para. Një prej tyre është një hapësirë në hyrje të Tiranës, pranë rreth rrotullimit të “Shqiponjës”.

Bashkia e Tiranës ka hequr sot nga ajo hapësirë, që përdoret vend për shitje makinash dhe lavazh, një strukturë metalike. Vetëm kaq! Por, këtë Erion Veliaj e ka propaganduar si “shpullë” ndaj Shullazit, edhe pse pa ia përmendur fare emrin.

Bashkia njofton se struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë se Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet e ndërtimit pa leje nga njerëzit e Shullazit iu drejtuan Prokurorisë. Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shkroi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *