Zhvillimet e vrullshme të orëve të fundit, kanë nxjerrë jashtë kontrolli edhe Edi Ramën I cili ka nisur kërcënimet direkte ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.
Në një reagim në twitter, Rama ka folur për herë të parë edhe për video-përgjimin e mbrëmshëm, por pa I përmendur emrin as videos dhe as “dëshmitarit të tij kyç”, Fredi Alizoti, I cili nga biseda që u publikua një ditë më parë nxori zbuluar Ramën, Xhafajn, Prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe kreun e deputetëve socialist Balla, të cilët, I kishin ofruar 200 mijë euro Alizotit për të “kaluar në krahun e tyre” dhe për të dhënë dëshmi të rreme.
Ja postimi i plotë i Ramës
“E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.