Një grindje me protagonistë dy të rinj ka ndodhur në Bulqizë.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar nga Bulqiza, ndërsa është prangosur autori i dyshuar, një 23-vjeçar nga Kamza.
Komisariati i Policisë Bulqizë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. M., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D. L., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279, të Kodit Penal.