“Është porosi nga Taulanti, futuni urgjent”, publikohen mesazhet që tregojnë sulmin e organizuar ndaj deputetit të PD

Një profil në ‘Facebook’ me emrin Partia Socialiste Librazhd është përpjekur të organizojë një grup njerëzish për të sulmuar në komente deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Sipas ‘JOQ’, personi që shkruan mesazhet është koordinatori i socialistëve për Librazhdin, i cili kërkon nga anëtari i FRESSH-it, Elton B., që deputeti Salianji të denigrohet me komente.

“Është porosi nga Taulanti”, është mesazhi që i ka mbërritur Eltonit nga koordinatori i PS. Por pasi Eltoni i komunikon bashkëbiseduesit se ndodhet në një vaki dhe se nuk mund të bëhet pjesë e ‘aksionit’, koordinatori thotë se rrezikohet të penalizohet nëse grupi nuk vepron.

Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj Taulant Ballës, i dyshuar se është përfshirë në skandalet e Xhisiela Malokut dhe Fredi Alizotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *