Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Edi Rama është në gjendje të rëndë psikike.
Ish-kryeministri ka dalë në këtë përfundim, pas konferencës së sotme të Ramës nga selia e qeverisë, ku foli për konspiracion për të rrëzuar qeverinë.
Ja reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Tre përfundime nga konferenca e shtypit e sotme e Kallam Dështakut!
Miq, ata që ndoqën sot Kallam Dështakun në konferencë shtypi ku ai deklaroi se rasti Xhafa është konspiracion për të rrezuar qeverinë, tre janë përfundimet që arrihen nga kjo deklarate paranojake:
– Rama ka nevojë për mjekim urgjent se është keq shume psiqikisht.
– Rama do të eliminojë Xhafën pasi ekspertiza britanike fakton zërin e Geronit dhe hedh poshtë zërin e aktorit Alizoti.
– Përçartja e Ramës lidhet me damkosjen e tij si kryeperdhunues i shtetit përdhunues dhe kërkon të krijojë një dominancë me puçe imagjinare.
Te tre opsionet lajmërojnë fundin e tij të shpejtë dhe të tmerrshëm!