Eni Çobani flet hapur: Në një rast e kam shkelur ligjin, ja për çfarë bëhet fjalë…!

Eni Çobani ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Klan. Ajo është edhe vetë pjesë e televizionit në fjalë, si ndërmjetëse e “Shihemi në Gjyq” që nga koha kur ka nisur kjo rubrikë.

Teksa zbuloi pak më shumë për jetën private, sezonin e ri të emisionit dhe planet që ka, juristja nuk i shpëtoi pyetjes për zbatimin e ligjeve. Ajo foli hapur dhe pranoi se ka një rast kur e ka shkelur ligjin.

“Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore. Policia më ka ndaluar dhe këshilluar për të ulur shpejtësinë”, – shpjegon ajo.

Megjithatë më tej, si për të shfajësuar veten Eni tregon se është paguese e rregullt e gjobave që merr në këto raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *