Ekspertes britanike që analizoi materialin audio të përgjimit të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, do t’i duhej një cilësi më e mirë e të folurës së personit që mendohet se është Geron Agron Xhafaj, e për të dhënë një konkluzion të qartë nëse ka qenë i përfshirë në bisedën me Albert Veliun.
Sipas gazetës Panorama, në akt-ekspertizën e Prokurorisë përcaktohet si jo origjinal materiali i paraqitur në media.
Në dokument sqarohet se kompania që ka realizuar ekspertimin teknik është “JP French Associates”, në Britaninë e Madhe.
Sipas kësaj akt-ekspertize regjistrimet nuk janë origjinale dhe ajo që e bën të dyshimtë këtë konstatim është fakti se në fjalinë pasardhëse theksohet se materiali që i është vënë në dispozicion është një regjistrim video e marrë nga mediat dhe jo origjinal.
Sipas përgjimeve, që janë kryer në numrat e telefonit të Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe disa të tjerëve bëhet e qartë biseda rreth inskenimit të adio-përgjimit.
Marrë nga gazeta Panorama