Xhisiela flet nga makina me syze: Tritolin ma vuri PD-ja dhe opozita, Rexhepi më ka ndihmuar…

Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur pranë banesës së saj mbrëmjen e djeshme. Sipas saj familja është tronditur nga kjo ngjarje dhe sipas saj kjo është kryer nga ana e partisë Demokratike.

Ajo thotë se është e kërcënuar nga ana e opozitës, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë.

Është mëse e qartë se është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen”.

Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *