Muzika në zi, ndahet nga jeta këngëtari i famshëm

Këngëtari dhe tekstshkruesi, Charles Aznavour ka vdekur në moshën 94 vjeç.  Ai u nda nga jeta pas një karriere që i zgjati më shumë se 80 vjet. Charles ishte i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 1974 ‘She’ dhe u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 2017.

Këngëtari u martua tri herë dhe ka gjashtë fëmijë.  Ai u konsiderua si ‘Entertainer of the Century’ nga CNN në vitin 1998.
Aznavour regjistroi më shumë se 1.200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme dhe performoi në 94 vende. I ndjeri ka lindur në Paris në vitin 1924 nga prindër armenë që ikën nga genocidi në vend për të filluar një jetë të re në kryeqytetin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *