“Oligarku” Salillari, ka mrrë 530 milionë Euro nga Edi Rama.

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama mundohet të ironizojë këdo që i përmend oligarkët pranë tij. Ai, madje, nga mbrojta kalon në sulm, duke konsideruar këto që e kritikon për oligarkët, si njerëz që kërkojnë të denigrojnë biznesmenët shqiptarë.

Në fakt, si Rama, ashtu edhe pjesa më e madhe e qytetarëve, tashmë janë të bindur se qeveria e tij vepron vetëm në funksion të biznesmenëve pranë tij, të cilët e meritojnë termin “oligark”. Ndër më tipikët e këtyre bosëve financiarë që qëndrojnë pranë parave të qeverisë është Pëllumb Salillari, pronari i kompanisë së ndërtimit që mban mbiemrin e tij, “Salillari” shpk.

“Boldnews.al” ka realizuar një vëzhgim mbi fondet publike që ka fituar “Salillari” gjatë periudhës që Shqipëria qeveriset nga Edi Rama. Shifra është e pabesueshme-kjo kompani private, gjatë periudhës 2014-2018 ka marrë në total rreth 530 milionë euro, si shumë pak, në mos asnjë kompani tjetër shqiptare.

Kompania “Salillari”shpk ushtron aktivitetin e saj në vepra infrastrukturore, ku përfshihen rrugë, ura, mbikalime, ndërtime, etj. Nga një kërkim i thjeshtë në portalin informativ “Spending data.al” konstatohet lehtësisht se Salillari, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, e ka zgjeruar ekspansionin e tij në të gjithë Shqipërinë.

Në periudhën 2012-2013, kur Edi Rama ishte opozitari i zhurmshëm, kompania Salillari kishte një volum pune, në vlerë totale 1 miliard lekë (të vjetra) nga fondet publike. Por, sapo Rama u vendos në zyrën e Kryeministrit, edhe Salillari pa ditë të bardha në biznesin e tij.

Në vitin 2014, kur Rama dhe qeveria e tij kishin konsoliduar pozitat e mandatit të parë, “Salillari” shpk arrin të marrë nga buxheti i shtetit mbi 10 miliardë lekë (të vjetra). Pra, vetëm në vitin e parë të mandatit të parë të Ramës, Salillari 10-fishoi përfitimet e tij nga fondet publike, krahasuar me totalin e dy viteve të mëparshme bashkë.

Pasi u ndezën “motorët” e bashkëpunimit të qeverisë Rama me kompaninë Salillari, kjo e fundit nisi të merrte fonde publike në pjesën më të madhe të tenderave që zhvilloheshin nga institucionet buxhetore. Gjithnjë sipas të dhënave të ‘Spending data Albania”, gjatë periudhës 2015-2018, kompania “Salillari” shpk ka përfituar një total prej mbi 50 miliardë lekë (të vjetra) nga fondet publike për ndërtimin e rrugëve.

Në një total të përafërt, për periudhën 2014-2018, kompania Salillari ka arkëtuar nga buxheti i shtetit mbi 70 miliardë lekë ose rreth 530 milionë euro.

Nga të dhënat e tenderave të fituar nga Salillari, rezulton se ai, në vitin 2014, ka qenë aktiv kryesisht në qytetin e Beratit, ku ka pasur edhe qendrën e tij historike si biznes. Por, në periudhën e mëpasshme, kompania rezulton fituese në tenderat e shumë institucioneve publike, në pjesën më të madhe të zonave të Shqipërisë.

“Salillari” shpk rezulton të jetë vazhdimisht fitues, sidomos në tenderat e organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të dyja agjenci në varësi të qeverisë së Edi Ramës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *