‘Sara jam e bindur që sot në altar nuk ece vetëm’, fjalët e Lori Hoxhës në altar dhe premtimi i nuses për Ledionin…

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços mund të konsiderohet si një përrallë e vërtetë dhe një ndër më të bukurat e këtij viti. Pavarësisht se ditën e martesës gjithçka e mbajtën të fshehtë, një muaj pas është zbuluar pothuajse çdo detaj.

Pak ditë më parë Lori publikoi një video, në të cilën tregonte të gjitha përgatitjet dhe emocionet para dasmës. Por duket se emocionet e vërteta dhe ato më të bukurat janë mbledhur në ditën e ceremonisë së madhe.

Sot Sara ka ndarë me të gjithë një video përmbledhëse nga dita e dasmës. Duke filluar nga betimi para altarit deri tek kërcimi romantik mes Sarës dhe Ledionit, gjithçka duket shumë magjike. Sigurisht që në këtë ditë nuk mund të lihej pa përmendur në çdo moment personi më i rëndësishëm në familjen e tyre, i ndjeri Dritan Hoxha.

“Me siguri do të ishe aty në krahun e djathtë të babit duke e ndihmuar dhe kritikuar ashtu sic vetëm ti di. Besomë nuk është e lehtë për mua ta pranoj, por ti do të ishe e preferuara e tij dhe jam e bindur që sot në altar nuk ece vetëm”, – dëgjohet teksa lexon Lori me zërin duke u dridhur.

Ndërsa Sara ishte ajo që i surprizoi të gjithë me premtimin që i bëri Ledionit se shumë shpejt do t’i bëjë si “dhuratë” një vajzë të vogël që ai ëndërron prej kohësh, duke treguar se ata mendojnë të zgjerojnë familjen e tyre.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *