Shkoi me diplomë false për të marrë vizë për SHBA, e presin me pranga sapo del nga ambasada

Një i ri nga Pogradeci është prangosur sapo ka dalë nga ambasada e SHBA, pasi paraqiti dokumente false, certifikatë dhe diplomë shkolle, për të marrë vizë amerikane.

I riu u arrestua pasi oficerët e kontaktit në ambasadë amerikane njoftuan policinë e Tiranës për faktin e konstatuar.

Sapo ky person ka lënë ambientet e ambasadës ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pasi dyshohet se në zonën Librazhd-Pogradec ka një laborator të falsifikimit të dokumenteve që persona të ndryshëm paraqesin në ambasadat e vendit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *