31 vite më përpara, me qëllimin parësor të mbrojtjes së shtresës së ozonit u nënshkrua Protokolli i Montrealit. Prokolli i Montrealit është një marrëveshje ndërkombëtare, e firmosur në 16 shtator 1987, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit nëpërmjet instrumentit të eliminimit gradual të konsumit dhe të prodhimit të lëndëve ozonholluese.
Sot është përvjetori i kesaj ditë të rëndësishme, në të cilën kremtohen arritjet e Traktatit dhe nënvizohet thirrja drejtuar shteteve të globit për të vijuar punën me mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe klimës.
Foto zyrtare nga nënshkrimi i Protokollit të Montrealit
Bashkohu edhe ti me ne sepse ky nuk është vetëm një kremtimin për mjedisin por për të gjithë botën, sepse Protokolli i Montrealit është epitemi sesi nëpërmjet inteligjencës, punës kërkimore, lidershipit dhe inovacionit mund të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe një e ardhme të sigurtë për planetin.
Protokolli i Montrealit është përkufizuar nga z. Kofi Anan, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme e realizuar deri më sot.
Rezultatet e deritanishme të Protokollit të Montrealit kanë sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100% të përdorimit të substancave ozonholluese duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe rikthimit në nivelet e viteve 1980 me nje sërë benefitesh të matshme si evadimi i 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri ne 2030, me pritshmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 trillion dollarë deri në 2050, si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmet në agrikulturë .
Në mungesë të kësaj marrëveshjeve për mbrojtjen e ambientit dhe parashikimeve të saj, shtesa ozonit të stratosferës nuk do të kishte përmbushur funksionon e saj thelbësor, mbrojtjen e tokës nga rrezet e dëmshme UV, dhe si rrjedhojë do të përkthehej në një rritje të sasisë së këtyre rrezeve, rrezatim i cili do të kishte efekte direkte në sistemin imunitar dhe kompromentimin e tij, si dhe do realizonte dëmtime të pyjeve, të agrikulturës dhe të ujërave.
Në kuadër të amendimeve të Protokollit të Montrealit në takimin e 28-të të Palëve të Protokollit te Montrealit (MOP28), i zhvilluar në 15 tetor 2016 në Kigali, Ruandë është vendosur miratimi i Amendamentit të Kigalit. Amendamenti i Kigalit është vijimi i qasjes dhe zotimit ndërkombëtar për të frenuar ndyshimet klimatike si dhe sanksionionon detyrimin për të reduktuar përdorimin e gazrave të fluorinuar siç janë HFC, të cilat janë kimikate me prejardhje antropogjenike dhe me potencial të lartë ndikimi në ngrohjen globale pasi janë gaze serë, me potencial të ngrohjes globale.
Momente nga punimet për Amendamentin e Kigalit
Zbatimi i këtij amendamenti pritet të parandalojë ngrohjen deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke bërë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit.
Përmes Amandamentit të Kigalit, komuniteti i Protokollit të Montrealit, pjesë e të cilië është edhe Shqipëria merr përsipër përgjegjësinë për HFC-të që kontribuojnë në qëllimet e qëndrueshmërisë, në përputhje me Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm.