‘Po më tundej krevati’. Tërmet i fortë 5.6 ballë

Një tërmet i fortë ka goditur pjesën Perëndimore të Australisë.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.6, ndërsa Qendra e Paralajmërimit për Cunamit po monitoron situatën.

Banorët që ndodhen 410 kilometra në veri të epiqendrës së termetit, thanë për mediat lokale se ndjenë lëkundje të forta.

‘Dritaret e shtëpisë po përplaseshin. Krevati po më lëkundej, ndërsa drita po lëvizte sa nga njëra anë në tjetrën’, tha një banore.

Autoritetet deklaruan se tërmeti ishte mjaftueshëm i fortë për të shkaktuar dëme, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi për shkak të largësisë së epiqendrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *