Përvjetori i martesës në Kubë, Marinën dhe Getoarin i gjen ‘belaja’ në parajsën tokësore (Foto)

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë një nga çiftet më të ndjekur të showbizit shqiptar. Ata bëhen shumë shpesh qendra e mediave rozë për shkak të ndodhive të ndryshme në jetën e tyre personale. Para pak ditësh dyshja është arratisur për në Kuba me rastin e përvjetorit të tyre të parë të martesës.

Shpesh herë kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale, teksa po shijojnë ditë të nxehta në mënyrë fantastike, në këtë ishull ekzotik. Por jo gjithçka u ka shkuar ashtu siç prisnin dhe këtë gjë e ka treguar vetë moderatorja e njohur.

Ajo ka publikuar disa foto të disa kartave përmes të cilave përfiton internet në celular, por jo në çdo vend. “S’ka internet thuajse fare në Cuba. Duhet të blesh këto karta dhe funksionojnë në shumë pak vende,”- shkruan Vjollca krahas fotos.

Domethënë pushimet pa internet nuk bëhen dhe kjo gjë i ka mërzitur shumë dy të njohurit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *