Ja si do jetë moti nesër

Mijëra nxënës të hënën, 17 shtator nisin shkollën.

Duket se moti do të jetë i mirë në këtë ditë të parë.

Sipas Meteoalb, moti për nesër do të jetë i kthjellët gjatë paradites dhe me vranësira në pasdite.

Ja parashikimi i motit nga Meteoalb:

MOTI në ditën e parë të shkollës-17 shtator 2018:

Në të gjithë Shqipërinë moti dominohet nga kthjellimet deri në orët e pasdites kur vranësira kalimtare shfaqen gradualisht në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT e ajrit do pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave.

Konkretisht sipas zonave, të hënën temperaturat do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 19 – 34°C në zonat e ulëta; 20 – 32°C në zonat bregdetare.

ERA do fryjë e lehtë por deri mesatare gjatë pasdites, me shpejtësi 25 – 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *