Ibra nuk heq dorë nga ‘vesi’, shikoni supergolin që ka shënuar (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic, 36-vjeç, por ende i uritur për gola. Sulmuesi legjendar suedez, ka shënuar golin e tij të 500 në karrierën e tij profesioniste të futbollit.

Këtë e ka bërë ai mbrëmë me klubin amerikan, LA Galaxyn në ndeshjen kundër Torontos në kuadër të ligës amerikane(MLS), të cilën e humbën me rezultat 5-3.

Goli i ish-sulmuesit të shumë skuadrave evropiane erdhi në minutën e 44’ që ishte i stilit të tij, akrobatik. Ibra tani i ka 16 gola në 21 paraqitje për klubin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *