Rrezikoi jetën për të shpëtur katër persona, ja infermieria heroinë

Një infermiere është konsideruar si heroinë pasi kaloi përmes zjarrit për të shpëtuar jetë në një përplasje makinash gjatë muajit të saj të mjaltit.

Zhou Wei 26 vjeç, po udhëtonte me burrin e saj në një autostradë në perëndim të Kinës muajin e kaluar kur panë dy makina që u përplasën me njëra-tjetrën para se të shpërthenin në flakë, sipas mediave kineze.

Sipas Daily Maily, Zhou dhe kalimtarët e tjerë kaluan te makinat e djegura për të shpëtuar katër pasagjerë të bllokuar dhe gruaja e sapomartuar, e vetmja profesioniste në fushën e mjekësisë, kreu trajtim urgjent ndaj tyre.

Zhou tha se ajo vendosi ta bëjë këtë sepse shpëtimi i jetëve ishte puna si dhe përgjegjësia e saj. Të gjithë të plagosurit më pas u morën nga një ambulancë që shkoi rreth 20 minuta pas aksidentit.

Xiaoxiang Morning Post tha se një nga viktimat ndërroi jetë në vendngjarje. Shumë njerëzve u bëri përshtypje guximi dhe zemërgjerësia e Zhou ndërsa komentuan se ajo ka “një fytyrë dhe zemër të bukur”.

ImageImageImage

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *