PD publikon fakte tronditëse: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 trafikantëve të drogës (VIDEO)

Deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku hodhën akuza në drejtim të vëllai të Edi Ramës, Olsi Rama dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se pastrojnë paratë e krimit të organizuar në pika bastesh sportive. Kompanitë e basteve të Agron Xhafajt, Eccobet, Eurolive dhe Bastelive rezultojnë, sipas PD, në emër të dy trafikantëve, vëllezërve Besnik dhe Gramoz Murataj.

Denoncimi nga selia e PD-së i deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj:

E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit.

Janë shtuar mbi 2 mijë pika bixhozi. Kanë nisur të shtuhen pikërisht në kohën e fundit të marrëzisë. Fatmir Xhafaj me vëllain Agron Xhafa, Edi Rama me Olsi Ramën, janë prova e qartë si funksionon lidhja mes pushteti dhe krimit që kontrollon lojërat e fatit.

Publikimin e fakteve të reja sesi pastrohen paratë e krimit, krytari i PD, Lulzim Basha e paralajmëroi një ditë më parë nga takimi i jashtëzakonshëm i opozitës parlamentare në Durrës. Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë, për zbërthimin e lidhjeve të tyre kriminale me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.

PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *