Para të dyshimta në “Range Rover”, e pëson i riu nga Fieri

FIER- Një 35-vjeçar e ka pësuar keq pasi u ndalua nga policia, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burime zyrtare nga blutë e Fierit raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., i cili u kap në lagjen “Kastriot”.

Të njëjtat burime pohuan se gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Range Rover”, të riut iu gjetën një sasi euro që dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Tashmë 35-vjeçari duhet të japë llogari edhe për burimin e të ardhurave nga sasia e lekëve në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *