Dafina Zeqiri po kalon një periudhë të ndjeshme në jetën e saj private, ku duket se është shumë i përfshirë reperi i njohur shqiptar, Noizy.
Dafina është parë duke u shoqëruar me Noizyn, pasi edhe realizoi një këngë me të, publikimi i të cilës pritet me kërshëri nga publiku i madh, që adhuron këta dy këngëtare.
Dafina dhe Jose filluan lidhjen e tyre dy vjet më parë
Një raport më i afërt personal i dyshes shihet si shumë i mundshëm, pasi Duffye vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me të dashurin nga Republika Dominikane, Jose, konfirmojnë burime të Telegrafit.
Që Dafina ka pasur një përplasje me Josen, e vërteton fakti se ajo pas përfundimit të turneut nuk është kthyer në SHBA, ashtu siç kishte planifikuar.
Noizy dhe Dafina, shumë afër njëri tjetrit. Më shumë se shokë?
Kështu ajo po qëndron shumë afër me Noizyn, pasi edhe realizoi bashkëpunim me të.
Pjesë të këngës së Noizyt dhe Dafinës i publikoi reperi. Gjithsesi duket se ata tashmë kanë kultivuar një miqësi shumë të mirë, edhe pse e kaluara mes tyre nuk ka qenë kaq miqësore.
Noizy pak vite më parë i bëri diss Dafinës, duke e akuzuar për afera të shumta në këngën “Na jena OTR”, kohë kur Dafina ishte në lidhje me Ledri Vulën.
Sot si duket nuk ka më mëri dhe ata të dy po kalojnë momente të mira së bashku, veçanërisht pas ndarjes së Dafinës nga Jose.