Borussia Dortmund i është kthyer fitoreve në Bundesligë pasi ka mposhtur Eintrachtin e Frankfurtit.
Verdhezinjtë fituan me rezultatin 3-1, ndërsa ajo që vlen të theksojmë blerja e bujshme Alcacer Paco shënoi një supergol.
Për Dortmundin shënuan Diallo (36) Wolf (71) dhe Alcacer. Për Entrachtin golin e vetëm e shënoi Haller në minutën e 68’.
Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet provizorisht në vendin e parë më 7 pikë të grumbulluara.