Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë nisur mbrëmjen e së martës urgjentisht për në Tiranë.
Lajmin e publikon Express sipas së cilës ata do të kenë një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i njohur si miku i presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Politikanët kosovarë janë nisur për në Tiranë me ftesë të këtij të Edi Ramës, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në SHBA.
Sipas të njëjtit burim kërkesa e Ramës për takim ka qenë urgjente.
Ende nuk dihet se për çfarë i ka thirrur Rama, por në vizitën e fundit në SHBA besohet se ka pasur një takim edhe me Xhorxh Sorrosin, njeriun që është sponsorizuesi i ndarjes së Kosovës.
‘Nuk kam informata të tjera për arsyet e takimit’- ka thënë burimi për gazetën Express.
Gjatë ditës në Tiranë ka udhëtuar edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Këta të fundit kanë pasur një vizitë të lajmëruar më parë.