Enis Gavazaj, bëri debutimin e tij tek Shqipëria në këtë ndeshje, ku arriti edhe fitoren me Izraelin, dhe në intervistën për Supersport, u shpreh:
Debutim me fitore te Shqipëria…
Ato minuta që kam lozur, kam dhënë më të mirën nga ana ime, dhe trajneri më komplimentoi për atë që dhashë.
Shumë aktiv në pjesën e parë, po në pjesën e dytë pse një rënie…
Në pjesën e parë, kisha më shumë hapësira. Në të dytën, ata na panë si luanim. Unë bëra më të mirën që të merrja pas shpine kundërshtarët. Jam i kënaqur me veten time, duhet të punoj edhe më shumë.