Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli për gazetarët pas përfundimit të konferencës së kryetarëve.
Manja tha se kalendari 3-javor do t’i paraqitet seancës paralementare sot në orën 17.00. Ai gjithashtu bëri me dije që një ndër projektligjet më të rëndësishme është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, madje lajmëroi edhe datën.
“Miratimi i kalendarit 3-javor, do t’i paraqitet seancës në orën 17:00. Një ndër projektligjet është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, për të cilin do të vendoset në seancën e datës 20 shtator. Nga ana e opozitës u paraqitën shqetësimet e bëra publike dhe gjatë muajve të verës. M’u duk sikur kishin ardhur nga një dasëm meqë dje ishte e dielë se vazhduan me ritmin e sesionit të kaluar,” tha Manja.