Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA, që ishte e mbajtur në Monako.
Vetë lojtari nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth mungesës së tij në këtë ceremoni,mirëpo ishte presidenti i Juventus, Giuseppe Marotta, ai i cili bëri të ditur shkaqet e mungesës.
“Ishte vendim personal i tij. Këtë vendim e mori gjatë ditës. Duhet ta respektojmë atë”, ishin fjalët e Marottas.
Ronaldo u shpall fituesi i çmimit sulmuesi më i mirë, nga UEFA.