De Laurentiis: Barin e kthejmë në Serinë A, një zog më ka thënë se…

Falimentimi e detyroi Barin që të niset nga Seria D sezonin e ri, ndërsa tashmë klubi është blerë nga presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, që sot ishte në qytetin jugor të Italisë, për të prezantuar edhe organigramën e skuadrës.

Do të jetë pikërisht i biri i tij, Luigi De Laurentiis, ai që do të mbajë presidencën e Barit, ndërsa Matteo Scala do të jetë menaxheri i klubit dhe Luigi Cornacchini do të ulet në pankinën e skuadrës.

Bosi napolitan tha se ka një projekt ambicioz për Barin dhe do të kërkojë ta rikthejë skuadrën në Serinë A, sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa nuk kurseu as këtë herë ironitë.

“Federata është në një kaos të vërtetë, pasi ende nuk dihet nëse Seria B do të jetë me 19 apo 22 skuadra. Një zog më ka thënë se Seria D do të startojë më 15 Shtator, jo më 2 siç thuhet gjithandej. Kjo do të ishte një lajm i mirë, pasi do të kemi më shumë kohë në dispozicion. Gjithsesi më 2 apo më 15, do të jemi gati dhe do të kërkojmë ngjitjen në Serinë A sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi De Laurentiis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *