Këngëtarët e njohur Liam Payne dhe Cheryl, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kishin edhe një fëmijë, vogëlushin Bear.
Ata u ndanë 6 javë më parë pasi lidhje e tyre nuk po shkonte mirë dhe prej kohësh në media përflitej se marrëdhëniet mes çiftit ishin ftohur me kohë.
Liam duket se ka gjetur menjëherë ngushëllim, duke u hedhur në krahët e një vajze tjetër.
Këngëtari dhe milionerja 18-vjeçare, Maya Henry, përfliten se kanë nisur një romancë dhe janë parë në një darkë të dy së bashku në një hotel në Londër. Madje edhe muajin e kaluar ata janë parë bashkë në në mbrëmjen gala të “Dolce&Gabbana”.
Por siç duket, Liam nuk është gati për një lidhje serioze pasi pas ndarjes i është dedikuar djalit të tij dhe karrierës muzikore.