Basha: Shqipëria vendi i parë në Evropë për papunësinë e të rinjve

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë Kreu i partisë Demokratike Lulëzim Basha ,me anë të një statusi në Tëitter ka kritikuar qeverinë Rama për situatën e  vështirë me të cilën përballen të rinjtë në Shqipëri.

Sipas Bashës në vend janë 300 mijë të rinj të papunë duke e renditur Shqipërinë  vendin e parë në Evropë për papunësinë e të rinjve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se Qeveria Rama ka dhënë  0 lekë për mbështetjen e rinisë në një kohë që 70% e tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Kreu i selisë Blu ngre si shqetësim edhe braktisjen e shkollës nga të rinjtë si dhe përdorimin e drogës. Basha përsëriti edhe njëherë mbështetjen e PD-së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universiteteve dhe do të ofrojë stazhe pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *