Operacioni “Maqellara”, pranga 24-vjeçarit, autor i disa vjedhjeve

Policia në Dibër, në sajë të operacionit të koduar “MAQELLARA”, ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Viktor Rudi. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkëpunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash.

Ndaj personit të arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ‘Vjedhje’, kryer në bashkëpunim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here