Një person është vrarë me armë zjarri ne Shkodër. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici. Nga të dhënat e para mësohet se krimi ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Kiras, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dhjetëra efektivë të policisë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, apo autorit. Nuk ka ende të dhëna të sakta deri më tani mbi motivet e krimit të rëndë, por Lici ishte dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenajt.
Informacion Paraprak
Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.
Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje