Temperaturat ekstreme/ Mbipopullohen urgjencat e Tiranës

Temperaturat e nxehta në këto ditë gushti, por edhe shtimi i qarkullimit në rrugë ka rritur numrin e urgjencave mjekësore.

Ndonëse një pjesë e kryeqytetasve janë zhvendosur në jug të vendit, pranë bregdetit, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, është rritur.

“Mbipopullimi nga turistët dhe problemet në qarkullim, kanë bërë që vetëm në Tiranë të vijnë 80 thirrje në ditë, nga 15 që kanë qenë”, u shpreh shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj.

Lojrat e detit apo frekuentimi i bregdetit të jugut nga turistë të huaj që nuk e njohin detin, kanë bërë që këtë vit të regjistrohen edhe shumë aksidente në ujë me pasoja të rënda, të cilëve shpesh u është ardhur në ndihmë edhe me helikopter për t’i transportuar në Tiranë, por që disa prej tyre kanë mbetur edhe të paralizuar.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili ka shoqëruar pothuajse çdo helikopter që është ngritur drejt jugut, u kërkon pushuesve të bëjnë kudjes me hedhjet në det si dhe të mos futen menjëherë në det, pasi kanë qendruar me orë të tëra në diell.

I nxehti përvëlues do të na shoqërojë edhe për disa ditë ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos ata me probleme kardiake, por jo më pak amvisat me ushqimet që u servirin anëtarëve të familjes apo ata që konsumojnë ushqime në restorante. /Tch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *