Një i dënuar me 6 vite burg për drogë është kapur sot (8 gusht) në Gjirokastër.
Uniformat blu ka vënë të pranga të shumëkërkuarin Fatmir Zhupa nga Salaria e Tepelenës.
Burime konfidenciale thonë se 42-vjeçari u arrestua rreth orës 15:00 gjatë një operacioni policor në lagjen ’18 shtatori’.
Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9 vjeçare ‘Koto Hoxhi’.
Ai konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.