Shkuan me pushime në Greqi, helmohen 17 adoleshentë

Shtatëmbëdhjetë adoleshentë kanë përfunduar në spital teksa ndodheshin me pushime në Greqi. Grupi i të rinjve britanik, të moshave 17-18 vjeç shkuan në qytetin e Laganasit në Zante për të festuar mbarimin e shkollës së mesme.

Në natën e dytë të qëndrimit atje, djemtë u sëmurën dhe u dërguan me urgjencë në spital pas pirjes së pijeve alkoolike të dyshimta që përmbanin metanol.

Është çnjerëzore. Ne u helmuam. Nuk piva shumë atë natë. U zgjova rreth orës 3 me djersitje dhe temperaturë. Të gjithë ishin të sëmurë. Vjellja jonë ishte e kuqe dhe e zezë. Një nga djemtë ishte në shtrat dhe filloi t’i dridhej trupi pa kontroll. Është gjetur gjurmë e metanolit në pije, është e tmerrshme”, tha Cole Brunton, një prej të rinjve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *