Një manovër e gabuar në mes të qytetit për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Një aksident i frikshëm ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të mërkure.
Një automjet është përmbysur në mes të rrugës pas një manovre të gabuar të shoferit që udhëtonte me shpejtësi. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe po trajtohet në spital.
Siç duket edhe në foto, skena e aksidentit ka qenë vërtetë e frikshme. Drejtuesi i mjetit pritet të përballet me ndëshkimet ligjore pas manovrës së gabuar.
Ai mund të rrezikonte edhe kalimtarët apo udhëtarët me mjetet e tjera me këtë aksident të rëndë që shkaktoi.