Vendimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave ishte një vendim që konfirmoi shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës. Kështu u shpreh ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, i cili në studion e lajmeve të Ora News tha se vendi i tij është partner i serioz i Brukselit.
Sylë Ukshini: Unë mendoj që pavarësisht se kemi pritur shumë është edhe një konfirmim, qoftë i shtetësisë, por edhe që Kosova është partner serioz në komunikim me Brukselin. Detyrat që i ka deleguar në drejtim të Prishtinës, Prishtina i ka adresuar në mënyrën e duhur, sepse po të ishte ndryshe Komisioni Europian mund të jepte një vendim ose një rekomandim para 6 muaj ose para një viti, por Brukseli nuk bën lojë. Ata i kanë bërë matjet e sakta, nuk kanë bërë matje politke. Kanë thënë qartë, këto janë detyrat, përmbushi dhe eja.
Diplomati kosovar tha se liberalizimi i vizave do të shmangë emigrimin ilegal, ndërsa u shpreh se Shqipëria ka qenë zë i fuqishëm i çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.