Moti sot, ja surprizat që iu presin

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë  me presion të Ulët (U) atmosferik  me qëndër  të pozicionuar në detin Egje i cili do të kushtëzojë  ne vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Mërkurë 18 Korrik 2018 

Dita e Mërkurë dt 18 Korrik,  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira  të pakta deri në mesatare.

Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore-14/29°C ;
Zonat e  ulëta-19/31°C;
Zonat  bregdetare-21/31°C.
E Mërkurë 18 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Mërkurë dt 18 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara.

Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C  deri në 27°C .

E Enjte 19 Korrik 2018 

Dita e Enjte dt 19 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh përgjate Ultësirvs perëndimore  dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore.

Erado të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore-16/28°C  
Zonat e  ulëta-19/32°C
Zonat  bregdetare-21/32°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *