Agjentja e dyshuar ruse e arrestuar në SHBA ofroi favore për një vend pune

Agjentja e dyshuar e Kremlinit, Maria Butina, e cila u arreatua të dielën, ofroi seks për një vend pune në një organizatë, e cila ishte me interes të posaçëm dhe që ajo e vuri në shënjestër, thonë zyrtarët amerikanë.

Lidhjet e Maria Butina me inteligjencën ruse e bëjnë atë një rrezik “të rëndë”, thonë zyrtarët amerikanë, dhe ajo duhet të mbahet në burg.

Një avokat për 29-vjeçaren tha se ajo ka bashkëpunuar me qeverinë amerikane për disa muaj.

Rasti nuk është pjesë e hetimit të SHBA për ndërhyrjet e dyshuara të zgjedhjeve nga Rusia.

Butina, e cila u arrestua të dielën, pritet të paraqitet të mërkurën pasdite në një gjykatë amerikane në Uashington DC.

Rusja me flokë të kuqe është duke u përballur me akuzat për mos regjistrimin si agjente e huaj, e cila ka komplotuar kundër qeverisë amerikane.

Megjithatë, ajo nuk është e akuzuar për spiunazh.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme ruse tha se arrestimi i Butinas ishte projektuar për të minuar “rezultatet pozitive” të takimit midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Departamenti i Drejtësisë pohon se Butina ka punuar nën drejtimin dhe kontrollin e një zyrtari të lartë rus, shkruan BBC.

Ata thonë se zyrtari rus ka vepruar si mbajtës i spiunazhit të saj dhe e ka udhëhequr përmes mesazheve online.

Ajo hyri në SHBA në gusht 2016 për një vizë studentore F-1.

Sipas faqes së saj LinkedIn, ajo përfundoi kohët e fundit një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Amerikan në Uashington DC.

Sipas mediave amerikane, zyrtari rus duket të jetë Aleksandër Torshin, zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Rusisë dhe një ish-senator rus i lidhur me partinë e presidentit Vladimir Putin.

Ai ishte në shënjestër nga sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit në prill.

Në kërkesën e saj për vizë, Butina tha se më parë ishte punësuar si asistent special e Torshin.

Burimet i thonë medias amerikane se fakti që Torshin nuk është akuzuar është një shenjë që hetuesit po punojnë për të siguruar bashkëpunimin e saj kundër Torshin dhe ndoshta zyrtarë të tjerë rusë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *