FOTO/ Shpërthen zëdhënësja e Bashës: Rama thërret në ndihmë krimin, për Lezhën

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka bërë publike një foto në faqen e saj në Facebook, ku shfaqet deputeti i PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu dhe ish-deputeti po i PS-së i larguar nga Kuvendi, Arben Ndoka.

Sipas Zhupës, Rama ka nisur të thërrasë në ndihmë ‘eksperët e zgjedhjeve’, pasi nuk i fiton dot ndryshe.

Po përgatiten për zgjedhjet e aradhes me ‘ekspertin zgjedhor’ Arben Ndoka!!!

Rama nuk heq dorë jo. E di që pa njerëz me ‘vlera’ të veçanta ka zero shanse të fitojë zgjedhje.

Prandaj ka nisur ti thërrasë ku janë e ku s’janë edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashtë sistemit.

P.S: Besoj se kjo foto në diskutimin me Hahn e sjell Shqipërinë më afër Europës’, shkruan Ina Zhupa në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here