I ngacmoi gruan, 40-vjeçari plagos 36-vjeçarin në Skrapar

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Skraparit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 24-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E.I, u denoncua nga një çift.

Të njëjtat burime sqarojnë se vajza me inicialet O.XH, i kishte treguar bashkëshortit të saj, shtetasit me inicialet K.Xh., se 40-vjeçari e kishte ngacmuar. Pasi bashkëshorti i 24-vjeçares shkoi të sqarohej me 40-vjeçarin, ky i fundit e ka plagosur me mjete të forta.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar. Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *