I riu shqiptar gjendet i vdekur/ Hetimet: Shkroi një letër dhe vrau veten

I riu shqiptar i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Chania-s në Greqi, dyshohet se është vetëvrarë.

2-20

Duket të jetë një vetëvrasje, por raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet nga oficerët e policisë së Chania-s do të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së 22-vjeçarit, raportojnë mediat greke, duke cituar burime policore.

1-31

Një provë e gjetur në vendngjarje që forcon tezën e vetëvrasjes është një letër. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një “shënim lamtumirë” që viktima kishte lënë për familjartë, duke u shpjeguar arsyet se përse kishte vendosur ti jepte fund jetës.

ptomakoukapi

22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga raportimet e mediave lokale, ishte banor i përhershëm i Chania-s ku jetonte bashkë me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *