Kulmi i sezonit, bllokohen tre plazhe përgjatë Lungomares në Vlorë

Policia Bashkiake e Vlorës ka bllokuar 3 plazhe përgjatë Lungomares në Vlorë, me justifikimin se nuk kanë plotësuar parametrat.

Zyrtarët e Bashkisë së Vlorës kanë deklaruar se subjekt i kontrolleve të tyre do të jenë plazhet përgjatë vijës nga Plazhi i Ri e deri në Orikum.

Pavarësisht reklamimit të një sërë “masash apo aksionesh” nga ana e autoriteteve lokale dhe qëndrore, bilanci i pushimeve këtë vit ka qënë tragjik: 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë rrezikuar të mbyten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *