Nuk kalon sitën e vettingut, KPK shkarkon prokurorin Adriatik Cama

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka rikonfirmuar në detyrë prokurorin Adriatik Cama, i cili nuk e kalon kështu procesin e vettingut. Prokurori i Tiranës, sipas KKP nuk e justifikon pasurinë.

Në seancën e djeshme dëgjimore para komisionit të Vettingut, Cama tentoi të shpjegojë të gjitha konstatimet e KPK-së për problemet e gjetura në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës.

“Ju nuk keni marrë parasysh lidhjet e mia të forta familjare dhe mbështetjen e tyre ndaj meje, që ka qenë e konsiderueshme. Unë kam qenë prokuror edhe në vitin ’97 dhe kam mbrojtur shtetin edhe atëherë kur ai nuk ekzistonte. Sa i përket ndryshimit të prokurores në Lushnjë, e bëra pas indicieve se ndaj saj ishte ushtruar presion”, deklaroi Cama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *