Fermë kanabisi mes domateve, 2 shqiptarë në pranga

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane në zonën Macconi të komunës së Acates në Ragusa, mes tyre dy shqiptarë.

Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.

Veç tij u arrestuan edhe  Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.

Po kështu u gjetën 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina, si dhe 18 fishekë dhe një pistoletë. 36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një mekanizëm me magnet, përmes së cilit vidhte energjinë elektrike që i duhej për serën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *